• broken image

    SHKOLLA E MUZIKËS BIZANTINE E KOASh-it

    ***

    ΣΧΟΛΗ ΒΥΖΑΝΤΙΝΗΣ ΜΟΥΣΙΚΗΣ ΤΗΣ ΕΚΛΛΗΣΙΑΣ ΑΛΒΑΝΙΑΣ

    ***

    SCHOOL OF BYZANTINE MUSIC OF OACA

  •  

     

     

     

     

     

     

     

     

  • Rreth nesh

    Shkolla e Muzikës Bizantine është një nga institucionet më të veçanta arsimore të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, e cila ka si qëllim përgatitjen e psaltëve, kënduesve të Kishës, kualifikimin e tyre në artin psaltik për të ndihmuar në realizimin e shërbesave të shenjta. Kjo shkollë ka çelur dyert e saj në 1 Tetor të vitit 2012 me bekimin dhe përkujdesjet e Kryepiskopit Anastas. Ajo është e vendosur në një ambjent me kushte bashkëkohore në Shkozë, Tiranë në kompleksin e quajtur Thavor, e cila ka dhoma gjumi, klasa, bibliotekë, sallë pritjeje, Kishë, etj. Shkolla ofron bursë të plotë për studentët të cilët ndjekin këto studime 2 - vjeçare. Angazhimi i studentëve gjatë këtyre dy viteve fokusohet në kontributin e tyre për kryerjen e shërbesave në Katedralen "Ngjallja e Krishtit", Tiranë duke formuar Korin Bizantin "Joan Kukuzeli" nën drejtimin e z. Theodhor Peci, i cili është edhe drejtori i kësaj shkolle.

    Tashmë në shek.XXI, muzika bizantine po merr një hov të madh në këtë vend dhe kjo shkollë po nxjerr filizat e saj të parë. Por puna që na pret është e madhe që kjo traditë e pasur e trashëguar ndër shekuj të mbillet plotësisht dhe të zhvillohet më tej. Arti psaltik shpjegon qartë se adhurimi ndaj Perëndisë bëhet në formën më të lartë të saj dhe më të përsosur. Ky art është muzika e engjëjve, është ajo që bashkon qielloret dhe tokësoret, që mundëson komunikimin me Perëndinë.

     

  • Programi 2-vjeçar

    Studentët që studiojnë në këtë shkollë ndjekin një kurs intensiv 2-vjeçar.

    broken image

    Viti I

    1. Teoria & Praktika e Muzikës Bizantine I

    2. Hyrje në Adhurimin Hyjnor

    3. Himnologjia I

    4. Edukimi Koral

    5. Historia e Artit Psaltik I

    broken image

    Viti II

    1. Teoria & Praktika e Muzikës Bizantine II

    2. Historia e Artit Psaltik II

    3. Liturgjika

    4. Himnologjia II

    5. Tipiko

  • Jeta Liturgjike

    broken image

    Shkolla e Muzikës Bizantine do të jetë e lidhur ngushtë dhe me jetën liturgjike e shpirtërore të studentëve. Shërbesat e shenjta, përveç dimensionit lutës, do të funksionojnë dhe si praktikim i materialit muzikor të mësuar gjatë studimit në shkollë, e cila do të sjellë më shumë efikasitet në kualifikimin liturgjik dhe psaltik të studentëve. Vendi ku realizohen shërbesat e shenjta kishtare është Katedralja Orthodhokse "Ngjallja e Krishtit" - Tiranë. Studentët marrin pjesë në Korin Bizantin dhe ndjekin shërbesat e të Shtunës - Dielës dhe ditëve në të cilat kremtojmë shenjtorë të mëdhenj.

  • Shkrime Teologjike

    broken image

    Kishërimi

    Shën Joan Gojarti

    Shkëputur nga Φωνή των Πατέρων.
    Botim i Manastirit të Hirshëm
    të Ngushëllimtarit,
    Athinë, 2006.
    Shqip: Stefan Zhupa.

    broken image

    Rreth shkëlqimit dhe ndriçimit hyjnor të Shpirtit të Shenjtë

    Shën Simeon Teologu i Ri

    Shkëputur nga: Φιλοκαλία των Νηπτικών και Ασκητικών 19 Ε,

    fq. 53-61.
    Shqip: Stefan Zhupa

    broken image

    E Diela e Pashkës së Shenjtë

    Protopresbyter Alexander Schmemann

    A Liturgical Explanation of Holy Week,
    Published by St. Vladimir’s Orthodox Theological Seminary.
    Shqip: Stefan Zhupa

    broken image

    E Diela e 318 Etërve të Sinodit I Ekumenik të Nikeas (325)

    Joanis M. Fountoulis

    Ιωάννου Μ. Φουντούλη, Λογική Λατρεία,

    Εκδόσεις Αποστολικής Διακονίας
    Shqip: Stefan Zhupa

    broken image

    Joan Kukuzeli, Mjeshtri i madh i Muzikës Bizantine

    Theodhor Peci M.A

    Kërkim nr. 8, Tiranë, 2012

    broken image

    E Kremtja e Pendikostisë

    Ιωάννου Μ. Φουντούλη

    Λογική Λατρεία, Εκδόσεις Αποστολικής Διακονίας

    Shqip: Stefan Zhupa

  • Botime

    broken image

    TETËTINGULLSHI NGJALLËSOR

    M. Rakel, Theodhor Peci, Stefan Zhupa

    Botim i KOASh-it, 2018

    broken image

    ANASTASIMATARI

    Theodhor Peci

    Botimet "Ngjallja", 2015

    broken image

    LITURGJIA HYJNORE I

    Theodhor Peci

    Botimet "Ngjallja", 2020

    broken image

    LITURGJIA HYJNORE II

    Theodhor Peci

    Botimet "Ngjallja", 2021

  • Lajme

    Ju informojmë për më të rejat e fundit.

  • Video

    E Diela e Pendikostisë

    Përlëshorja & Shkurtorja T.T.IV

    Psal: Kori Bizantin nën drejtimin e z.Theodhor Peci gjatë Liturgjisë Hyjnore të mbajtur në gjuhën shqipe në Katholikonin e Manastirit të së Tërëshenjtës, në Gonia, Kretë me rastin e mbajtjes së punimeve të Sinodit të Shenjtë dhe të Madh.

    25 Qershor 2016

    E Diela e 318 Etërve të Sinodit I Ekumenik

    "Të Meriton" në T.T.II

    Psal: z.Theodhor Peci live në Katedralen Orthodhokse "Ngjallja e Krishtit" - Tiranë. (31.05.2020). Përshtatur në shqip nga Theodhor Peci mbi kompozimin e Athanas Karamanit.

    E Diela e 318 Etërve të Sinodit I Ekumenik

    Himne nga e Diela e Shtatë pas Pashkës

    Psal Kori Bizantin nën drejtimin e z. Theodhor Peci në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" - Tiranë. 31.05.2020

    Analipsi

    Himne nga e Kremtja e Ngjitjes së Zotit Krisht në Qiej

    Psal: Kori Bizantin nën drejtimin e z.Theodhor Peci në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" - Tiranë.

    27.05.2020

    Pashka e Madhe

    Madhështim "Një engjëll i thërriste & Një zëri e virgjër" në T.I eso

    Psal: Kori Bizantin nën drejtimin e z.Theodhor Peci në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" - Tiranë.

     

    Pashka e Madhe

    Lavdia e Lavdërimeve "Dit' e Ngjalljes" në T.T.I

    Himni është kompozuar nga Petro Lambadari dhe përshtatur në shqip nga Theodhor Peci.

    Psal: Kori Bizantin nën drejtimin e z.Theodhor Peci në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" - Tiranë.

    Pashka e Madhe

    Vargëzimet e Lavdërimeve të Pashkës në T.T.I

    Ky himn është përshtatur e kompozuar në shqip nga Theodhor Peci duke u bazuar në idenë e kompozimit klasik të Petro Peloponezit.

    Psal: Kori Bizantin nën drejtimin e z.Theodhor Peci.

    E Premtja e Madhe

    Andifoni XV "Sot varet mbi dru" në T.T.II

    Psal: Kori Bizantin nën drejtimin e z.Theodhor Peci në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" - Tiranë.

     

    E Hëna e Madhe

    Vargëzim i Lavdërimeve të Mëngjesores në T.I eso

    Përshtatur-kompozuar dhe psalur live nga Theodhor Peci në Katedralen Orthodhokse "Ngjallja e Krishtit", Tiranë 2020.

    E Diela V e Kreshmës

    Lavdia Mëngjesore "Mbretëria e Perëndisë s'është ngrënie" në T.I eso

    Psal: z. Theodhor Peci në kishëzën " Trinia e Shenjtë" e Qendrës Sinodike të Kishës në Tiranë.

    05.04.2020

    E Diela e të Lidhurit të Djathit

    Vargëzimet e Lavdërimeve

    Psal: Kori Bizantin nën drejtimin e z.Theodhor Peci në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" - Tiranë.

     

    E Diela e të Lidhurit të Djathit

    Ladia e Pasvargjeve në T.T.II

    Me tekst të përpunuar nga përkthimet e peshkop Theofanit dhe përshtatur- kompozuar në muzikën bizantine nga Theodhor Peci. Psalur live në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" - Tiranë.

    E Diela e të Lidhurit të Djathit

    Ladia e Thirrtoreve në T.T.II

    Me tekst të përpunuar nga përkthimet e peshkop Theofanit dhe përshtatur- kompozuar në muzikën bizantine nga Theodhor Peci. Psalur live në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" - Tiranë.

  • Foto

    broken image

    Shkolla e Muzikës Bizantine, Thavor (Shkozë - Tiranë)

    broken image

    Katedralja Orthodhokse "Ngjallja e Krishtit" - Tiranë

    broken image

    Studentë të shkollës dhe psaltë të Korit Bizantin në foto me Kryepiskopin Anastas

    broken image

    Kori Bizantin "Shën Joan Kukuzeli" duke psalur nën drejtimin e z.Theodhor Peci në koncerte të Kishës së Shqipërisë.

    broken image

    Kori Bizantin "Shën Joan Kukuzeli" duke psalur nën drejtimin e z.Theodhor Peci në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" - Tiranë

    broken image

    Studentët e Shkollës sonë gjatë vitit akademik 2019-2020

  • Kontakto